Për të nëntëmbëdhjetën herë në Prishtinë, do të mbahet panairi Ndërkombëtar i Agrobiznesit dhe Ushqimit “Agrokos”. Me datën 23, 24 dhe 25 në sallën ”1 Tetori”, do të mbahet ky panair, ku do të marrin pjesë shumë kompani të agrobiznesit vendor, si dhe nga Mali i Zi, Bosnja e Heregovina dhe Austria.
Në këtë panair, konsumatori kosovar do të ketë mundësinë që të njohë e shijojë prodhimet bujqësore dhe blegtorale vendase.
Bekim Xhafa nga kompania CEO për KosovaPress, thotë se ky panair tashmë është bërë tradicional, duke shënuar edicionin e nëntëmbëdhjetë.
Ndërkohë, tregon se cilat janë të veçantat e edicionit të sivjetëm të këtij panairi.
Në panairin “Agrokos”, Xhafa thotë se do të jetë një mundësi e mirë edhe për vetë qytetarët që të vijnë dhe të shijojnë produkte të cilat janë të certifikuara nga insitututet për produktet organike. Pra, produktet më të shëndetshme që eksiztojnë në treg./Gazeta Mejdani/
Discussion about this post