Gazeta Mejdani
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinione
Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Mejdani
Home Lajme Kosovë

​Korenica: Me ne do të kthehet dinjiteti për punë!

09/27/2019
27
SHPERNDARJE
52
SHIKIME
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Twitter

Në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje që sonte është mbajtur në Rahovec, u theksua se “më 6 tetor politika u merret tuxharëve e u kthehet qytetarëve”.

Rahoveci: me 6 tetor politika u merret tuxharëve e u kthehet qytetarëve.

Fushata fituese e Lëvizjes kaloi sot mes tokash pjellore për t’u tubuar në Rahovec. Rahoveci ka shumë mundësi për zhvillim, shumë bujari mes banorësh e shumë dëshirë për punë, por pak mbështetje dhe vizion shtetëror.

Kandidati jonë Visar Korenica tregoi se qeverisja e Lëvizjes do ta avancojë bujqësinë duke siguruar treg për bujqit e fermerët bashkë me subvencionime e investime kapitale për ta.

“Me ne do të kthehet dinjiteti për punë”, tha Korenica i cili edhe vjen nga Rahoveci. Më së shumti, mungesën e mbështetjes shtetërore në vend e ndjejnë të rinjtë, ndërkohë që për Lëvizjen ata janë e vetmja shpresë e jona për ardhmëri.

Kandidatja jonë Yllza Hoti tregoi se Lëvizja VETËVENDOSJE! beson fuqishëm në potencialin e të rinjve të Kosovës dhe në përfshirjen e tyre në vendimmarrje e qeverisje. “Me arsim e lidhur me ekonominë, të garantuar e papagesë, me shkolla profesionale e me bursa për vajzat tona studente të shkencave natyrore të rinjtë e Kosovës do të kenë shumë arsye për të qendruar e jetuar këtu”, tha ajo.

Ndërsa kandidati dhe profesori i shkencave politike Hysamedin Feraj u shpreh i bindur se me 6 tetor politika u merret tuxharëve dhe u kthehet qytetarëve. Me 6 tetor institucionet i kthehen shtetit në vend se të përdoren kundër territorit e sovranitetit. Me 6 tetor rithemelohet republika dhe shemben feudet. Qeverisja Kurti do t’ia kthejë institucionet republikës përmes luftës kundër krimit, korrupsionit e kapjes së shtetit. Për kandidatin Rexhep Selimi kjo do të realizohet me ngritjen e dinjitetit për policinë e vendit duke u siguruar sigurimin e jetës, pensionin e parakohshëm, vettingun për udhëheqësit e lartë dhe mbikqyrje për ta. Kosova do të ketë, me fjalët e ish-komandantit të UÇK-së, policë të dashur për qytetarët e vet dhe tmerr për krimin dhe kriminelët. “Përkrah ringritjes së policisë edhe ushtria do të zhvillohet siç i ka hije e siç na e do nevoja brenda vetëm 4 viteve e jo 10 sa premtojnë ish-PAN-istët”, tha Selimi.

Në fjalën përmbyllëse, Kryeministri jonë i ardhshëm, Albin Kurti, shpjegoi vizionin e Lëvizjes për t’iu bërë krah bujqve e fermerëve në mbjellje e korrje me ngritjen e pikave të grumbullimit për produktet e tyre, mbrojtjen nga vërshimet, bërjen e sistemeve të ujitjeve, mbështetjen me subvencionime sipas nevojës e jo nepotizmit dhe me investime përmes grantit të katërt për komunat. Përmes ligjit për mbrojtjen e prodhimit vendor, drejtuesi i qeverisë Kurti shpjegoi se në qeverinë tonë institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet publike do të furnizohen me prodhime vendore, shteti ynë duhet të bëhet konsumator i prodhimeve të vendit tonë.

“Taksimi progresiv mbi fitimin për solidaritet dhe rishpërndarje sipas nevojave shoqërore dhe investimi në projekte strategjike do t’ia kthejnë fytyrën Kosovës. Të gjithë do të korrin çkanë mbjellë në Rahovec e mbarë vendin, hajnat burgun e konfiskimin, punëtorët e bujqit punën me dinjitet e prodhimin, gratë barazinë e studentët arsimin siç e meritojnë”, tha në fund Kurti.

Share27Tweet

Postime të ngjajshme

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Mustafë Bajrami në Top Channel: Kur’ani flet edhe për tokën nëse është e sheshtë apo e rrumbullakët!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

Bajrami e përsërit: Asociacioni, kancer i të ardhmës së Kosovës (VIDEO)!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

SHBA të shqetësuara me kundërshtimin e PDK’së dhe LDK’së ndaj propozimit të BE’së!

Rifat-Jashari

Biseda e Rifat Jasharit në takim me Osmanin e Kurtin, “Pasha një Zot nuk ka mundësi…”

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

‘Karotat kanë dështuar, nxirrni shkopinjtë’: Eurodeputeti holandez kritikon Vucicin për mosnënshkrimin e planit europian!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Zbulohet sasi marramendëse e arit në Kosovë, kompania britanike: Në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari!

Kjo gazetë mirëmbahet nga kompania MEJDANI MEDIA GROUP sh.p.k. Të gjitha materialet në këtë gazetë janë të mbrojtura me të drejta autoriale të Mejdani Media Group. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime përfitimi pa lejen paraprake të Gazeta Mejdani. Përndryshe, Gazeta Mejdani konsideron se është bërë shkelje e të drejtave autoriale dhe vepron sipas dispozitave ligjore në fuqi.

  • Rreth Nesh
  • Controlli i Cilësisë
  • Logo
  • Dimensionet e M. M. GROUP
  • Ligji i Privatësisë
  • Udhëzimet Autoriale
  • Platforma Informuese

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Pa rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Botë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Maqedoni
    • Ballkan
  • Ekonomi
  • Sport
    • Futboll
    • Baskeboll
    • Tenis
    • Xhudo
    • Formula1
  • Komuna ime
    • Prishtinë
    • Prizren
    • Pejë
    • Gjakovë
    • Ferizaj
    • Gjilan
    • Mitrovicë
    • Podujevë
    • Suharekë
    • Skënderaj
    • Kamenicë
    • Dragash
  • Shkencë
    • Arsim
    • Art
    • Religjion
    • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Life Style
    • Ajo
    • Edukimi
    • Nëna
    • Familja
  • Kuzhina
    • Ushqime
    • Deserte
  • Opinion
  • Fëmiu im
  • Kuriozitete

Mejdani Media Group SH.P.K © 2019 Të gjitha të drejtat e rezervuara.