Në zgjedhjet presidenciale 2020, dymbëdhjetë kandidatët demokratë u përballën me njëri tjetrin, në debatin e radhës televiziv ndërkohë që demokratët në kongres kanë nisur një hetim për procedurën e shkarkimit të presidentit.
Ish zëvendëspresidenti Joe Biden, një nga sfiduesit kryesor të presidentit Trump është shprehur se Trump është presidenti më i korruptuar në gjithë historinë tone, gjithashtu dhe kandidatët e tjerë mbështesin shkarkimin e presidentit aktual.
Senatorja nga Massachusetts, Elizabeth Warren, një ndër kandidatet kryesore është shprehur se “Donald Trump ka shkelur ligjin. Askush nuk është mbi ligjin. Shkarkimi duhet të ecë përpara”.
Kundërshtarët e Trump bënë disa nga sulmet e tyre më të ashpra kundër presidentit për shkak të tërheqjes së trupave amerikane nga veriu i Sirisë, duke lënë luftëtarët kurdë, aleatë të amerikanëve në luftën kundër terroristëve të Shtetit Islamik, të pambrojtur nga sulmet e trupave turke. Biden e vlerësoi këtë “veprimin më të turpshëm që ka parë të ketë bërë ndonjë president”.
Nga ana tjetër gjakderdhjen në Sirinë veriore, senatorja nga Kalifornia, Kamala Harris, e quajti një krizë të shkaktuar nga Donald Trump.
Discussion about this post